Agim Doçi : Si i vodha perdet e Komitetit për fustanin e Parashqevi Simakut

Kulture

Rrëfimi i sinqertë i poetit: Si i vodha perdet e Komitetit Qendror për fustanin e Parashqevi Simakut

Poeti dhe autori i shumë këngëve, Agim Doçi i ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” ka treguar një histori të veçantë për Festivalin e Këngës të 27-të në RTSH, e veçanërisht për këngëtaren Parashqevi Simaku, e cila atë vit konkuroi me “E duam lumturinë” dhe fitoi çmimin e parë.

Por ndërsa kënga u pëlqye shumë dhe u kthye menjëherë në hit të asaj kohe, kompazitori Pirro Çako, dhe autori i tekstit të saj Agim Doçi, kanë rrëfyer historinë e pazakontë të fustanit që mbante veshur Parashqevia.
parashqevi-simaku-2-1
Ai thotë se këngëtarja vuri kusht të kishte një fustan prej taftaje në ngjyrë rozë dhe se për të realizuar këtë i është dashur të vjedhë perdet e Komitetet Qendror.

“Parashqevia hoqi dorë nga kënga. Iku sepse nuk i pëlqeu orkestrimi. Të pasnesërmen ishte festivali”, rrëfen Pirro Çako, duke treguar gjithë peripecitë dhe takimin me Gjergj Lekën, që ishte i vetmi që pranoi ta riorkestronte këngën për gjatë gjithë natës.

Mirë kënga u ribë, po Parashqevia? Nëse mendoni se këngëtaret e asaj kohe kanë qenë vajza të thjeshta e të bindura, ja ku e keni këtë histori që na tregon tërësisht të kundërtën.
pirro-cako-1-1024x661
“Vij, vetëm po më gjete tafta bojë rozë”, ishte kushti që vendosi Parashqevia. Dhe këtu ka hyrë në punë autori i tekstit të këngës Agim Doçi. “I vetmi vend ku mund ta gjeja ishte Komiteti Qendror. Perdet e Komitetit Qendror ishin bojë rozë. I kam vjedhur dhe me copën në dorë kam shkuar tek rrobaqepësja më e mirë e artistëve, Shpresa Zeraliu, të cilës sa nuk i ra pika kur m’i pa në dorë, sepse i njohu që ishin perdet e Komitet”. Vetëm pasi siguroi fustanin me tafta rozë (që s’ishte parë ndonjëherë mbi atë skenë dhe asokohe u kthye në katalogun e zonjave ai fustan që Parashqevisë i rrinte aq bukur) dhe u bind që orkestrimi ishte bërë siç duhej, Parashqevia u bind të këndonte këngën, që fitoi çmimin e parë”,- kujtoi Doçi.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments