Kapet një sasi tjetër droge në Greqi, që vinte nga Shqipëria.
Një ngarkesë prej 52 kg lëndë narkotike e llojit kanabis u sekuestrua në Fusha e Kestrinës, në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, në Igumenicë.
Sipas Antidrogës greke, 3 shqiptarë dhe një grek u arrestuan në flagrancë nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Policia tha se tre shqiptarët ishin transportuesit e drogës, ndërsa shtetasi grek porositësi i saj.
Nga verifikimi i dokumenteve rezultoi se shtetasit shqiptarë kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi.
Ata u dërguan në gjykatën e Igumenicës, e cila vendosi masën e sigurisë me burg deri në përfundimin e hetimeve.