Majlinda Bregu: Imazhe të Malenës më vijnë në kokë

Aktualitet

Deputetja demokrate Majlinda Bregu, si një mbrojtëse e të drejtave të grave i ka kushtuar një status me mesazh të fortë që rrëngjeth.

“Vdekja na përqesh te gjithëve në fytyrë”, shkruan Majlinda Bregu.

Ky Muri i Turmës!

Asnjë pikëtakimi nuk ka mes historisë së Musine Kokalarit, asaj te Ermira Arapit , gruas qe nuk u varros nga familja sepse kishte një lidhje jashtëmartesore dhe imazheve që më vijnë në koke të filmit Malena, ku Malena( Monica Bellucci) masakrohet në mes të qytezës nga gratë qe e kishin urryer po aq sa burrat e tyre e kishin dëshiruar.Skenat e zbardhura të shkuljes se flokëve e poshtërimit të Musine Kokalarit pas gjyqit në 1946, sot me ngjajnë edhe me rrënqethëse sesa kur kam dëgjuar historine e saj. Sepse sot me vijnë edhe me idhesinë e rrengut të vetëm që i bën këto ngjarje të përballueshme për tu dëgjuar. Koha!

Ky është i vetmi rreng që me lejon të mendoj se antikomunizmi nuk ishte vetëm vdekja e paralajmëruar për këdo qe guxonte, por mendja e lire ishte dhe është, një mallkim i shumëfishte për gratë. Se fare ndjesie braktisjeje, poshtërimi, vdekjeje,duhet t’ja ketë përshkuar kafkën tej për tej, asaj gruaje, teksa një turme e godiste e ndezur nga urrejtja se Musineja nuk ishte si ata, një Zot e di!Sikur te mos ishte për këtë rreng të kohës, do të me dukej se sot s’ka asnjë ngjashmëri mes fatit të Musine Kokalarit dhe një gruaje të re që vdes sot dhe familjaret nuk pranojnë ta varrosin.

Sado të mos dua ta shoh është një fill i padukshëm që lidh fatin e grave pavarësisht rrethanave, tundimit, vendimit, historise. Është turma dhe ndëshkimi që mbajmë gati për atë që kundërshton!Nuk di të ketë tjetër reagim qe e bashkon turmën më shume se sa te përcaktojë fatin e një gruaje qe kundërshton dhe vendos vetë. Lexojeni Musine Kokalarin! Kush të mundë! Lexojeni jo aq për te gjetur frymëzim, por për të shmangur atë vetëkënaqësi hipokrite kur flasim për gratë sot. Kultura e dhunimit të grave i ka mbijetuar cdo ideologjie e kohe. Dhe qajeni atë grua te re! 29 vjeç! Grua, nene! Qajeni se edhe nëse nuk “ju nderoi”, te paktën ju te gjallëve do t’ ju ngushëlloje vaji. Qajeni se përdhunimi,rrahja, poshtërimi i grave dhe ndalja e lotëve për një grua që vritet,nuk ndahet në kohë!Qajeni se kur shqyhen, lëndohen,vriten gratë, vdekja na përqesh te gjithëve në fytyrë!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?