18 shkurtit – Detaje nga përgatitja e PD-së për protestën.Foto/Video

Politike
Strukturat e Partisë Demokratike, drejtuesit në qendër dhe bazë po përjetojnë ndoshta ditët më të ethshme në rreth 4 vite opozitë, kjo për shkak të organizimit të protestës së 18 shkurtit. Ora News,  ndoqi nga afër përgatitjet në disa degë,  ndërsa deputetët janë angazhuar me gjithë potencialet,  pasi 18 shkurti është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike dhe për mesazhin që ajo do përcjelljë për qytetarët,  pak muaj para zgjedhjeve parlamentare. 

Strukturat drejtuese të Partisë Demokratike po përjetojnë ditë intesive në përgatitjen e protestës së 18 shkurtit kundër qeverisë dhe për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Pjesmarrja masive është mesazi më i madh që demokratët mund të japin në këtë kohë, ndaj deputetët kanë braktisur çdo angazhim parlamentar dhe janë fokusuar në takim me strukturat dhe qytetarët.

Jorida Tabaku: Sa herë që kemi qenë bashkë, kudo që kemi qenë bashkë me bizneset ku diskutuam kur u ul taksa, me familjet kur u vendos zona e mbrojtur e 47, me këdo na thonë se pse nuk protestojmë. Tani që erdhi momenti për të protestuar besoj që i kemi gati dhe njerëzit.

Ora News, ndoqi nga afër përgatitjet e Partisë Demokratike në Tiranë dhe rrethe dhe takimet e deputetëve me strukturat drejtuese dhe mbështetësit.

Jorida Tabaku: Nuk është se do ta mbajmë ne të gjithë protestën, por Durrësi, Tirana dhe Elbasani sigurisht që kanë peshën më të madhe, peshën kryesore.

Ndonëse deputetët dhe drejtuesit e strukturave janë të moderuar në gjuhën politike dhe rezervohen të detajojnë strategjinë e protestës, mbështetësit dhe përfaqësuesit e strukturave nuk ngurojnë të japin mendimin e tyre.

“Mënyra e protestës duhet të sqarohet shumë më qartë”.

Jorida Tabaku: Këtu tek protesta thuhet që fillon në orën 12:00 por nuk thuhet kur mbaron. Forumi ka edhe disa gjëra të tjera në mendje që nuk na i kanë treguar por do i kemi surprizë.

Fryma e protestës po shpërndahet në çdo degë, ndërsa deputetët merren kryesisht me detajet e organizimit.

Edhe demokratët e Shkodrës po organizohen, ndërsa deputeti Helidon Bushati, thotë se shkodranët do ti prijnë ndryshimit, i cili sipas tij nis me protestën popullore të 18 shkurtit.

Helidon Bushati: Partia Demokratike, anëtarët e Partisë Demokratike, qytetarët e Shkodrës kanë qenë në këto 26 vjet të demokracisë në ballë të ndryshimeve për sjelljen e demokracisë, frymën e demokracisë, në mbrojtje të votës së lirë. Padyshim qytetarët e Shkodrës do të jenë përsëri në ballë të protestës sëbashku me të gjithë qytetarët e Shqipërisë për ti thënë stop krimit, stop varfërimit, stop korrupsionit, stop vjedhjes së votës.

Pjesë e përgatitjes janë trokitja derë më derë, takimet me çdo qyetetar dhe ftesa ndaj tyre për tu bërë pjesë e protestës.

Jorida Tabaku: Jeni të njoftuar, të shtunën në orën 12:00.

Rinia është ajo që do të mbajë peshën kryesore të protestës ndaj dhe skenarin e ka të qartë, dhe nuk ka nguruar t’ia dërgojë për vendimarrje kryetarit Lulzim Basha.

“ Nuk do të shkojmë aty gjysmë ore siç kanë qenë të gjithë protestat. Flet gjysmë ore dhe pastaj hajde ikim. Jo, do të rrimë aty”.

“Pra ju jeni të gjithë njëzëri që ne duhet të rrimë atje?”

“Po, absolutisht po. Edhe brezi juaj, edhe ne rinia”.

Skenari i protestës ende nuk dihet dhe për këtë nuk ka  një vendimarrje, por ajo që thuhet me siguri është se nuk do të ketë incidente dhe kjo është një porosi e drejtëpërdrejtë për bazën.

Jorida Tabaku: Ne jemi partia që vjen me zgjedhje të lira në pushtet. Po që do shkojmë atje dhe do tregojmë forcën, do e tregojmë.

Në 18 shkurt, në orën 12:00, opozita ka thirrur një protestë popullore, për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?