Në qershor të vitit 2016, Bashkia e Sarandës vendosi bustin e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton në bulevardin qëndror të qytetit.
Sic shihet edhe nga foto e mëposhtme e siguruar nga CityNews, pa mbushur vitin, busti i Clinton po hiqet.
Nuk ka informacione nëse ky bust do të zhvendoset apo do të largohet përfundimisht.
Në ceremoninë e vendosjes, krybashkiakaja e Sarandës Floriana Koka u shpreh se busti i Clinton i bën nder qytetit, qytetarëve dhe miqve të saj, kudo në botë.
Por, duket se pas humbjes në zgjedhjet presidenciale autoritetet lokale kanë vendosur largimin e bustit.
Ndoshta busti i Clinton nuk i bën më nder qytetit dhe qytetarëve./CityNews