Kim Mehmeti: Rama një mandat të dytë? Absolutisht jo, madje edhe këtë mandate e ka pasur tepër.Foto+Video

Aktualitet

Sipas Kim Mehmetit, Edi Rama është një gjysmë artist dhe asnjëherë nuk do të mund të bëhet as një udhëheqës i mirë . Sipas tij kryeministri ka një problem të madh me veten; “Mendon se ai është atje lartë dhe ne të gjithë të tjerët, jemi budallenj”.

Rama është një artist i parealizuar. Ai edhe ekspozitat i ka hapur, pasi është bërë kryeministër. Unë do të isha turpëruar, nëse do të botoja romane pasi të isha bërë kryeministër. Kemi frikë të hapim edhe frigoriferin, se na del kryeministri i Shqipërisë. Shpesh shtrojë pyetjen; kur ai kryeministër punon? Nuk di që të ketë gjëkundi ndonjë kryeministër që jep auto-intervista nga 2 orë, një herë në javë. Nuk e di kur punon, të bësh shtet me Facebbok…nuk e di”, ka thënë mendimin e tij dhe ka portretizuar Ramën-kryeministër, shkrimtari i njohur shqiptar.

Kur y pyet se cfare mendon per nje mandat te dyte per Edi Ramen, Kim Mehmeti u pergjigj: I pyetur nëse mendon që Edi Rama ka nevojë për mandatë të dytë si kryeministër i Shqipërisë, Kim Mehmeti është i qartë për atë që mendon; “Absolutisht jo, madje edhe këtë mandate e ka pasur tepër”.