Ëmbëlsirat apo karbohidratet, cilat janë më të dëmshme për dhëmbët?
Karbohidratet e fermentueshme, si buka e bardhë, makaronat, patatet e skuqura, drithërat dhe krakerat janë më të këqija se ëmbëlsirat kur bëhet fjalë për përkeqësimin e shëndetit të dhëmbëve.
Ekspertja dentare Whitney DiFoggio i quajti ato “sheqerna të poshtra”, sipas The New York Post.
“Arsyeja pse karbohidratet e fermentueshme janë kaq të dëmshme për dhëmbët është sepse ato shpërbëhen në mënyrë specifike në sheqerna ndërsa janë ende duke u përtypur në gojën tuaj”, tha ajo.
Ekspertja shtoi se këto karbohidrate specifike rrisin mundësinë e prishjes së dhëmbëve sepse pështyma po punon shumë për të hequr ushqimin e ngjitur në dhëmbët tuaj. Kjo e bën gojën më acidike.
Duke thënë këtë, ajo këshillon t’i konsumoni të këto ushqimet në një vakt, sepse ngrënia gjatë gjithë ditës “është më e keqja që mund të bëni për dhëmbët” pasi goja është vazhdimisht acide.
