Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shkon në SPAK

KAON

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi paraqitet në SPAK.

Siç shihet nga pamjet, Peleshi është paraqitur i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se Ahmetaj kishte marrë një fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK në orën 10:00.

Me herët Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zv.kryeministrit në periudhën 2013-2017. Gjithashtu në periudhën shtator 2017-janar 2019, Peleshi ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai është përballur me institucionet e drejtësisë, lidhur me skandalin e ‘Silicon Mix’, në kohën kur Peleshi ka qenë ministër i Bujqësisë.

Në vitin 2019, Top Channel ka denoncuar se si një sasi e madhe pesticidi me emrin ‘Silicon Mix’ po shitej ne Shqipëri si pleh kimik. Por vetë fermerët e blinin atë për të vrarë insektet që dëmtonin qershitë. ‘Silicon Mix’ ishte bllokuar nga AKU, por me një urdhër të Peleshit, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?