Rama ngre dolli për “shtatë palë qejfe”: Gëzuar! Të na rrojë….
Rama duke i pashqetësuar pavarësisht se prej kohësh qeveria e tij është lëkundur për shkak të skandaleve të njëpanjëshme në radhën e socialistëve.
Këtë të premte, ai ndodhet në Tepelenë duke mbajtur një mbledhje qeverie, e cila do të zgjasë dy ditë.
Mirëpo, si gjithmonë ai e ka gjetur kohën edhe për t’u argëtuar dhe për të vizituar qytetin. Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video, në të cilën shihet teksa shijon ujin e ftohtë të Tepelenës.
Ai ka bërë gëzuar, teksa nuk harron të theksojë se ky qytet është zhvilluar shumë në sektorin e turizmit.
“Uji i ftohtë i Tepelenës. Gëzuar! Të na rrojë Tepelena turistike që vetëm zhvillohet dhe është bërë një magnet që vetëm thith të tjerë që vijnë për ta shijuar”, thotë ndër të tjera Rama.

