Aktualitet

Vokshi/ Qëllimi i Ramës nuk është ndërtimi i Teatrit, po pastrimi i parave të pista

KAON

Partia Demokratike ka deklaruar sot se ka zbuluar me prova, mashtrimin e kryeministrit Edi Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas PD, Fusha shpk nuk është pronare kufitare e Teatrit, siç pretendohet nga qeveria dhe qëllimi i Edi Ramës nuk është ndërtimi i Teatrit, por pastrimi i parave të pista të drogës dhe korrupsionit.

Me këtë deklaratë ka dalë sot, Albana Vokshi, kryetarja e Komisionit të Informimit, para mediave, duke paraqitur provat e reja të “mashtrimit” nga Rama, siç i quajti.

Vokshi tha: PD ka zbuluar mashtrimin e madh të Edi Ramës dhe Erion Veliajt se Fusha shpk nuk është pronar kufitar me pronën e Teatrit, siç thotë qeveria, por ka në pronësi vetëm 298 metra katror dhe kjo pronësi nuk është kufitare me Teatrin.

Rama ka mashtruar Kuvendin dhe kjo është arsye e mjfatueshme që Presidenti të mos e dekretojë ligjin. Edi Rama duhet të dërgohet për ndjekje penale bashkë me Erion Veliajn dhe Mirela Kumbaron.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?