Analize

Pse shtetin se dënon ligji kur trafikon armë?

KAON

Paradoks: A bën shteti tregëti armësh, ose më troç “trafik armêsh”?

Pse shtetin se dënon ligji kur trafikon armë?

Por ama nëse këtë e bën populli, mbi të bien vite pafund burgu shto këtu faktin e patundshëm edhe të rasteve pa prova.

Po, a nuk vrasin njëlloj si armët e trafikuara nga shteti dhe ato të trafikuara nga persona të veçantë nga populli?

A marrin jetë njerëzish armët në të dyja rastet?

Shteti, në teorinë e tij, është garantuesi i rendit dhe mbrojtësi i jetës. Megjithatë, pikërisht në këtë themel ngrihet një nga paradokset më të errëta dhe më provokuese të botës bashkëkohore: shteti, i cili e shpall vrasjen krim dhe e dënon rëndë individin, është njëkohësisht një nga tregtarët dhe prodhuesit më të mëdhenj të armëve në botë.

Kur një individ kapet duke kontrabanduar një armë të vetme, ligji bie mbi të me gjithë forcën e tij, me dënime që kalojnë 12 vjet burg. Por kur i njëjti shtet nënshkruan kontrata milionëshe për të shitur mijëra tonelata armë në zona konflikti, në rajone të paqëndrueshme apo regjime autoritare, kjo quhet “diplomaci ekonomike”, “gjeopolitikë” apo “interes kombëtar”.

Pse ekziston ky dallim kaq i mprehtë? A ka plumbi shtetëror ngjyrë tjetër nga ai ilegal? A nuk vrasin njëlloj armët?

Në aspektin fizik dhe biologjik, pyetja është brutalisht e thjeshtë. Një plumb i dalë nga një armë e kontrabanduar në rrugë dhe një plumb i dalë nga një armë e shitur nën vulën e një ministrie mbrojtjeje bëjnë të njëjtën gjë: shpojnë mishin, ndalin zemrat dhe lënë pas jetë të shkatërruara. Për viktimën, ideologjia e eksportuesit nuk ka asnjë vlerë shpëtimtare. Vdekja nuk ka ngjyrë partiake dhe as status diplomatik.

Atëherë, ku qëndron ndryshimi?

Shteti e konsideron veten burimin e vetëm të ligjshmërisë. Logjika e ftohtë e sistemit thotë se arma në dorën e shtetit përdoret për “siguri”, ndërsa arma në dorën e individit jashtë kontrollit përdoret për “kriminalitet”.

Kur shoqëria shikon një qytetar të thjeshtë të dënuar me mbi 12 vjet burg për trafik armësh, ndjen një ndjesi drejtësie të cunguar. Ku nuk i vete mëndja ato momente kur sjell nëpër mënd krimet e shumta ndaj pupujve të kryera nga qeveri të ndryshme që nga ana tjetër kanë krjuar ligje të atilla që dënimi të bjeri vetëm mbi ata që dalin nga “rrjeshti i tyre” apo më keq akoma ndaj atyre që tentojnë ta konkurojnë në rrugën e trafikimit të armëve.

Por paradoksi thellohet kur të njëjtët liderë që firmosin embargo armësh për qytetarët e tyre, shesin armë të lehta apo të rënda në vende ku dihet mirë se ato do të përfundojnë në duart e policive apo ushtrive dhe do të përdoren kundër popullsive civile. Qytetari dënohet se ka vënë në rrezik sigurinë publike; shteti shpesh shpërblehet ose heshtet kur vë në rrezik sigurinë globale. Kjo krijon një cinizëm të thellë shoqëror: ligji nuk duket më si shprehje e drejtësisë universale, por si një rregullore e krijuar për të mbrojtur privilegjin e atyre që mbajnë vulën e pushtetit.

Shteti dhe trafiku i armëve nuk mund të pajtohen kurrë në një nivel thjesht moral. Sa kohë që shtetet do të përfitojnë financiarisht dhe strategjikisht nga shkatërrimi i jetëve diku tjetër në botë, çdo ligj i brendshëm që flet për “shenjtërinë e jetës” do të mbajë erën e pshurrur të dy standardeve.

Individi dënohet me të drejtë për dhunën që sjell, por shteti mbetet ende në pritje të një gjykate morale ndërkombëtare që të matë me të njëjtën peshë tonet e armëve që ai nis drejt vatrave të luftës.

Deri atëherë, paradoksi mbetet i pazgjidhur: arma e paligjshme është krim; arma e legalizuar nga pushteti quhet politikë. Por për ata që bien viktima të të dyjave, dallimi është vetëm një fjalë në letër.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?