ShowStil/Jetë

Albërije Hadërgjonaj: “Mua nuk më bën artiste as Ardit Gjebrea dhe asnjë njeri në botë.

KAON
E ftuar në “Live From Tirana”, këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ka rikthyer në vëmendje përplasjen me Ardit Gjebrean, pas pjesëmarrjes së saj në festivalin “Kënga Magjike”.
Albërija ka treguar se ishte habitur nga fakti që kënga e saj nuk arriti të kualifikohej në finale, ndërsa reagimi i saj në atë kohë solli edhe një përplasje me Gjebrean.
🗣️ “U çuditën të gjithë njerëzit kur kënga ime nuk hyri në finale. E kam thënë edhe te ‘Kënga Magjike’. Arditit i ka ngelur hatri, patëm një përplasje”, është shprehur këngëtarja.
Por deklarata që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ajo për karrierën dhe talentin e saj:
🗣️ “Mua nuk më bën artiste as Ardit Gjebrea dhe asnjë njeri në botë. Mua më ka dhënë Zoti një talent dhe kam punuar fort.”
Dhe më pas, Albërija e bëri edhe më të qartë qëndrimin e saj:
“Unë nuk jam servile, mua nuk më bëhet vonë për askënd në botë. Unë jam Albërije Hadërgjonaj dhe kërkoj drejtësi.”
🎤 Një përplasje e vjetër, një deklaratë e fortë dhe një qëndrim që këngëtarja duket se nuk e ka ndryshuar.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?