AktualitetPolitike

Rama takim me dyer të mbyllura drejtuesit politikë të PS te “Vila e Kuqe”

KAON

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thirrur në një takim me dyer të mbyllura drejtuesit politikë të PS te “Vila e Kuqe” në Tiranë.

Takimi nis në orën 12:00 dhe zhvillohet pa praninë e mediave.

Përmbajtja e diskutimeve nuk është bërë publike, ndërsa fokusi pritet të jetë te organizimi i strukturave dhe objektivat politike në qarqe.

Përgjatë javëve të fundit Rama ka zhvilluar disa takime me drejtues të lartë të qeverisë, si edhe me drejtues politikë të PS.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?