Arrestimi i Ergys Agasit, ndjekja nisi nga Elbasani deri në Plepave të Durrësit
Ergys Agasi, një prej personave të shpallur në kërkim nga SPAK, është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës pas një operacioni policor që nisi në Elbasan dhe përfundoi në zonën e Plepave në Durrës
Në momentin e arrestimit, Agasi udhëtonte me një automjet që drejtohej nga Uljan Shpataraku, ish-zyrtar i Policisë së Shtetit, i cili gjithashtu ishte shpallur në kërkim dhe është arrestuar nga policia.
Pas arrestimit, Ergys Agasi është shoqëruar drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku pritet të vijojnë procedurat në lidhje me dosjen për të cilën ishte shpallur në kërkim nga SPAK.
Operacioni është zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Agasi ishte edhe person kyç në PS, ndërsa zotëronte plotësisht PS e Durrësit ku ka banuar deri vonë. Në foton që shoqëron këtë lajm ai është mes kryetares së baahkisë së Durrësit dhe drejtieses politike në këtë qark.
