Aktualitet

Aksident tragjik në Durrës/ Makina përplas 3 fëmijë, ndërrojnë jetë 2 prej tyre.

KAON

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 10–13 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake nga terreni, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi të lartë, ndërsa fëmijët kanë qenë duke luajtur në lagje

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?