BotaPolitike

Trump nuk dëshiron të veshë jelek antiplumb gjatë paraqitjeve publike

KAON

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se nuk dëshiron të veshë jelek antiplumb gjatë paraqitjeve publike, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë e tij.

Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh me stilin e tij karakteristik se një pajisje e tillë do të ndikonte edhe në pamjen e tij fizike.

“Nuk e di nëse më pëlqen të dukem 10 kilogramë më i shëndoshë,” tha ai kur u pyet për mundësinë e përdorimit të jelekut antiplumb.

Sipas mediave amerikane, kohët e fundit ka pasur diskutime në nivelet e larta të sigurisë për mundësinë që presidenti të përdorë mbrojtje shtesë gjatë daljeve publike, pas incidenteve të sigurisë që kanë ndodhur më herët.

Megjithatë, Trump tha se një vendim i tillë do të ishte i vështirë për t’u pranuar, duke shtuar se nuk dëshiron të japë përshtypjen se po “dorëzohet para kërcënimeve”.

Ai kujtoi edhe sulmin në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, si dhe incidente të mëparshme ndaj tij, përfshirë një ngjarje gjatë një tubimi në Pensilvani në vitin 2024.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?