Bota

Rubio miraton krijimin e nismës “Ndërtimi Lirisë Detare”

KAON

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur një iniciativë për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar me qëllim rivendosjen e sigurisë dhe lirisë së lundrimit në Ngushtica e Hormuzit, një korridor kyç për tregtinë globale të energjisë.

Sipas raportimeve të The Wall Street Journal dhe Reuters, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka miratuar krijimin e një nisme të quajtur “Ndërtimi i Lirisë Detare” (MFC).

Kjo iniciativë përshkruhet si një projekt i përbashkët mes Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit, me synim ndërtimin e një arkitekture të re sigurie detare në Lindjen e Mesme, në një periudhë tensionesh të larta në rajon.

Sipas një dokumenti zyrtar të shpërndarë në ambasadat amerikane, plani synon:

garantimin afatgjatë të furnizimeve energjetike globale
mbrojtjen e infrastrukturës kritike detare
sigurimin e lirisë së lundrimit në rrugët kryesore tregtare

Dokumenti u kërkon përfaqësive diplomatike që t’ua paraqesin këtë iniciativë vendeve partnere deri më 1 maj, ndërsa thekson se ftesa nuk duhet t’u drejtohet vendeve si Rusia, Kina, Bjellorusia dhe Kuba.

Sipas planit, pjesëmarrja në këtë koalicion mund të përfshijë forma të ndryshme angazhimi, si:

mbështetje diplomatike
shkëmbim informacioni
zbatim të sanksioneve
prani detare dhe operacione sigurie

Nisma vjen në një moment kritik për rajonin, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin global dhe tregjet energjetike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?