Aktualitet

Qytetarja tenton të vetëdigjet para Prokurorisë

KAON

Një ngjarje e rëndë është parandaluar pasditen e sotme nga efektivët e Shqiponjave në Tiranë të cilët ndërhynë për të qetësuar një qytetare e cila paralajmëronte se do të digjte veten.

Në pamjet e publikuara në rrjet nga faqja Pisk, qytetarja e cila ndodhet para Prokurorisë së Tiranës, dëgjohet duke i paralajmëruar efektivët: Jo jo, mos më prekni me dorë, do të digjem.

Efektivët e rrugores shikohen duke iu afruar pranë qytetares për ta qetësuar. Referuar videos shikohet se situata është nën kontroll.

“Nuk më latë të bëj hajër në shtëpinë time, Policia e Kamzës tallet me mua” shton më tej qytetarja.

Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e Policisë. Pritt që në vijm të dalin detaje të reja

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?