AktualitetPolitike

Hapja e dosjeve të komunizmit është një domosdoshmëri e vonuar

KAON

Nga Shpëtim Axhami

Mbetet për t’u vlerësuar si një hap i guximshëm dhe i domosdoshëm nisma e ndërmarrë në Hungari për hapjen e arkivave të policisë sekrete, në shërbim të së vërtetës dhe forcimit të demokracisë.

Në këtë frymë, Shqipëria nuk duhet të mbetet pas. Hapja e plotë e dosjeve të ish-Sigurimit dhe dënimi i krimeve të komunizmit janë një domosdoshmëri e vonuar, por e pashmangshme.

E drejta për të njohur të vërtetën, drejtësia për viktimat dhe transparenca janë themel i një shoqërie demokratike dhe forcojnë orientimin euroatlantik të vendit.

Kërkohen hapa konkretë ligjorë për hapjen e arkivave pa kufizime dhe pa ndikime politike, duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Shembulli i Hungarisë dëshmon se përballja me të kaluarën është forcë dhe rruga e duhur për një të ardhme më të drejtë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?