Aktualitet

Një person gjendet i pajetë në dhomën e hotelit në Durrës

KAON

Një 81-vjeçar italian është gjendur pa shenja jete në Durrës mëngjesin e së shtunës.

Sipas njoftimit policisë rreth orës 10:10, në ambientet e një hoteli, është gjendur pa shenja jete shtetasi italian G. P., rreth 81 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?