AktualitetPolitike

Berisha: Iu bë presion mediave të mbulonin aferën “Balluku”

KAON

Kryetari i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama u ka bë presion mediave në mënyrë që të mos flitej në lidhje me aferën Rama-Balluku.

Berisha u shpreh se kreu i qeverisë ka bërë një “grusht shteti” në mbrojtje të vetes dhe Belinda Ballukut.

 

 

“Terror i narko-qeverisë mbi mediat që në shumicë zhdukën nga fjalori i tyre aferën tmerrshme Rama-Balluku. Mediat në Shqipëri në aktin më të turpshëm e më të papërgjegjshëm u përpoqën të bëjnë kauzë të përbashkët me çdo gjë tjetër, vetëm që të mbulojnë me grumbullin e fjalëve të tyre grushtin e shtetit që Rama bëri në mbrojtje të vetes, Ballukut dhe Lindave të tij”, tha ai.

Sali Berisha ka zbuluar datën 17 prill për protestën e radhës.

“Edi Rama mendon se do bindë shqiptarët duke sulmuar partnerët tanë. Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë.

Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës.

Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj”-u shpreh Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?