FOTO LAJM/ Rama poshtëron Elisën, e ulin në fund të sallës me…
Në pamjen që regjia e Partisë Socialiste është kujdesur për shërbimin për mediat nga mbledhja e Grupit Parlamentar, është kujdesur të duket edhe ku është pozicionuar Elisa Spiropali.

Sigurisht që s’mund të jetë rastësi, por le të jetë një “poshtërim” që do të bëhet asaj pas zhvillimeve të fundit. Elisa Spiropali theu urdhrin e grupit dhe nuk shkoi në senacën që do të votohej imuniteti i Belinda Ballukut.
Epo kështu dy ditë më pas një polemikë me kryetarin e grupit, Taulant Balla. Kujtojmë që edhe në seancën e parlamentit kur Spiropali ulej për herë të parë mes deputetëve të kaluar nga qeveria, Taulant Balla kishte vend në fondin e sallës së deputetëve të rishtarë.
Spiropali debatoi gjatë dhe nuk e pranoi atë vend derisa u detyrua të cohej Klodiana Spahiu për t’i liruar vend.
Teksa jemi në pranverë, duket se për Spiropalin është përpara një dimër i gjatë politikës pas përplasjes së heshtur me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. ©LAPSI.al
