“Ti mos e hap gojën fare”/ Tension mes Ramës dhe Spiropalit
Edhe pse deputetja Elisa Spiropali u tregua e gatshme për një debat mes socialistësh për sa i përket mungesës së saj në seancën e imunitetit për Belinda Ballukun, një gjë e tillë nuk ndodhi në takimin e zgjeruar të Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave.
Gjatë fjalës së drejtoreshës së Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka patur një ndërhyrje nga Spiropali duke i kërkuar që të ketë më shumë respekt për deputetët dhe në ato momente mësohet të ketë ndërhyrë Rama duke i thënë që të pushojë dhe të mos flasë.
“Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë”, mësohet të ketë thënë Spiropali.
Në atë moment ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me tone të ashpra. “Ti mos e hap gojën fare, fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time”, mësohet të ketë thënë Rama gjatë mbledhjes.
Spiropali e ulur në fund të sallës, ka qeshur me fjalët e Ismailajt.
Mimikat e saj janë pikasur nga Edi Rama, i cili i është drejtuar me fjalët: “Pse zgërdhihesh? Ti je më keq.”
Ndërsa të pranishmit thanë që përgjigja e saj ishte me mimika dhe i është kthyer Ramës që nëse “ke diçka për të thënë thuaje”.
Në këtë mbledhje nuk ka qenë e pranishme ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.
