Mesfushori i njohur shqiptar firmos me skuadrën e re
Mesfushori i njohur Lindon Emërllahu është transferuar në Ukrainë te Polissia Zhytomyr. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Kontrata me lojtarin është nënshkruar për një periudhë trevjeçare. Lojtari do të luajë nën numrin 14. Mirë se vini në grup, Lindon!”, thuhet në njoftim.
Emërllahu vjen nga skuadra e Cluj në Rumani.
Total 0 Votes
0
0
