Aktualitet

Zbulohet jahti 1 mln eurosh i Ermal Beqirit…

KAON

Hetimet e SPAK kanë zbuluar asete të cilat i përkasin përsonave të dyshuar në dosjen qindra miliona eurosh të abuzimeve me tenderat e AKSHI-t. Këto asete besohet se janë përfituar nga paratë e dyshuara kriminale.

 

Hetuesit kanë zbuluar një jaht luksoz në pronësi të Ermal Beqirit, zbulim ky i ardhur nga kontrollet e BKH-së. Nga verifikimi rezulton se një shtetase e quajtur Xhenila Tamizi kishte emrin në dokumentet e zotërimit të mjetit lundrues “Pretador 50 sky fall”, që sipas SPAK-ut është blerë nga Ermal Beqiri.

Mjeti lundrues rezulton se ka vlerë të konsiderueshme, në rreth 950 mijë dollarë.

Foto ilustruese e mjetit lundrues që posedon edhe Ermal Beqiri
Foto ilustruese e mjetit lundrues që posedon edhe Ermal Beqiri

Hetimet e SPAK-ut po përqëndrohen edhe në prona të tjera të fituara nga kompania “Soft&Solution” dhe “EA Solution”, pasi sipas informacioneve janë përqëndruar në Tiranë, në sektorin e ndërtimit dhe në prona të paluajtshme në disa vende të Shqipërisë. Po ashtu, SPAK po kërkon informacion edhe tek bankat e nivelit të dytë për të gjurmuar paratë, si dhe hipotekat. / Boldnews.al/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?