Vriten dy persona për një kafe në Durrës
Nga të dhënat e deritanishme rezulton se konflikti me dy të vdekur mbrëmë në Durrës, ishte banal.
Irritimi i klientit me kamerierin, ka nxitur palën tjetër dhe kaq ka mjaftuar për sherrin që ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga shtetasi Daniel Pepa 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz. Ndërsa viktima tjetër, Aranit Kurti, dyshohet se është vrarë nga vetë Flori Paluçi, pak para se ky i fundit të mbetej i vdekur në vendngjarje.
Policia e Durrësit ka nisur kontrollet për kapjen e shtetasit D. P., i cili aktualisht është në arrati.
Total 0 Votes
0
0
