Aldo Marku zbulon arsyen e divorcit me bashkëshorten
Gjatë një interviste në “Big Brother Radio”, ish-banori i “BBV” Aldo Marku foli hapur për ndarjen nga ish-bashkëshortja, duke treguar se marrëdhënia e tyre kishte arritur një pikë ku nuk funksiononte më.
“Ka ardhur një moment që nuk po e flisnim më të njëjtën gjuhë,” u shpreh ai, duke theksuar se edhe pse ndarja nuk është e lehtë, ndonjëherë është e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe mirëkuptimin.
Aldo shtoi se vendimi ishte i përbashkët dhe i mirëmenduar: “Ne vendosëm të ndaheshim që vajza jonë të mos rritej në një ambient me tensione.”
Në fund, Aldo e bëri të qartë se ky vendim është përfundimtar: “Nuk ka kthim pas. Unë jam shumë mirë me këtë që kam vendosur.”
Total 0 Votes
0
0
