Xumi shpërthen ndaj Eglit: Çfarë degradimi, kokrra manjakes
Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania solli një përballje të fortë mes Eglit dhe Gjestit, ku biseda e tyre shkaktoi edhe një reagim të ashpër nga Xum Allushi.
Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak ish-banorit të BBVA, i cili ka reaguar menjëherë në Instagram, duke shprehur pakënaqësinë e tij me një seri postimesh ironike dhe të ashpra.
Në një nga InstaStory-t, Xumi shkruan: “Kur folin shumë njerëz për dinjitetin, si me fol Lul Basha për matematikën“, ndërsa vazhdon më tej: “I thonë një shprehje, nuk e la dot marmelatën me çaj jeshil. Mos ma përmendni më emrin, taksirat. Na zuri lemza”
Më pas, ai i është drejtuar direkt Eglit, duke i kujtuar se Gjesti i kishte thënë hapur se nuk kishte ndjenja:
Në fund, Xumi ka ironizuar edhe rikthimin e Eglit në shtëpi, duke thënë:
“Po unë që jam me 2 muaj pushime, a lejohet me u rikthy? Pyes për një shok… Se po u riktheva unë.”

