EMRAT/ Aksidenti tragjik në aksin Fushë-Krujë-Vorë, mes viktimave edhe 2 vëllezër
Mësohet se një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.
Enejd Laçi dhe Erild Laçi janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Vorë ku makina e tyre u përplas me një betoniere dhe shpërtheu në flakë duke u shkrumbuar plotësisht. Në automjet me ta ishin dhe dy të rinjt e tjerë që humbën jetën, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.
Ndërkohë shoferi i betonieres me të cilën u përplas automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë, është identifikuar Aleksandër Krrashi. Ky i fundit u largua nga vendngjarja, por policia bën me dije se 24-vjeçari është shoqëruar tashmë për veprime të mëtejshme.
Sipas policisë në këtë aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz”, 25-vjeçari me iniciale E. L., dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij, të rinjtë me iniciale E. L., 20-vjeç, E. K., 24-vjeç dhe A. L., 22-vjeç. Ndërkohë është shoqëruar për veprime të mëtejshme 24-vjeçarin që drejtonte betonieren.
