AktualitetPolitike

Ish-drejtoresha e Tatimeve: Një me zero për Erjonin! Kryeministri ka dy rrugë…

KAON

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka reaguar në lidhje me përplasjen mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Rama në lidhje me emërimet në Bashkinë e Tiranës.

Në një reagim në rrjete sociale, lidhur me shkresën e Veliajt në të cilën përcaktonte si kryetare të re të bashkisë Sara Goxhajn, Shehaj shkruan se Veliaj është ende Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe nuk për sa kohë nuk ka asnjë vendim gjykate që e ka pezulluar atë nga ushtrimi i funksionit, kjo është një shkresë ligjore.

Shehaj thotë se lajmi i mirë në këtë shkresë është se Veliaj ka vendosur të qëndrojë përballë kryeministrit dhe të mos bëhet ushtar i tij, ndërsa shton se ky i fundit ka dy rrugë.

Ose të pranojë shkresën dhe faktin që Bashkia e Tiranës nuk është e tij, ose të shkarkojë Veliajn dhe të pranojë se akuzat e SPAK janë të sakta.

Postimi i Shehajt:

Diten e sotme mediat kane bere publike nje shkrese te Erion Veliaj, ne te cilen kishte vendosur emerimin e Nen Kryetares se re te Bashkise Tirane.

Na pelqen apo jo, Veliaj eshte Kryetari i Bashkise Tirane pasi nuk ka asnje vendim gjykate qe e ka pezulluar ate nga ushtrimi i funksionit.

Pra kjo shkrese ESHTE LIGJORE.

Lajmi i mire ne kete shkrese eshte se Veliaj ka vendosur te qendroje perballe Edi Rames dhe te mos behet ushtar si ata te tjeret qe dhe ne burg thone RROFTE PARTIA.

Tani Edvini ka vetem 2 rruge:
1- Te pranoje shkresen dhe faktin se Bashkia Tirane nuk eshte e tija.
2- Te shkarkojne Erion Veliaj ( sepse vetem KM ka tager ligjor ta beje) dhe te pranoje se akuzat e SPAK jane te sakta.
SHAH MAT EDVIN.
1-0 per Erionin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?