Kryemadhi/ Gjykata ka vendosur që të heqë sekuestron ndaj banesës së mamasë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat se, gjykata ka vendosur që të heqë sekuestron ndaj banesës së mamasë së saj, Fatime Kryemadhi, ndërsa për banesën e saj, do të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut.
‘Banesat ku banoj unë dhe mamaja ime, janë të përfituara në mënyrë të ligjshme dhe sot gjyqtarja për mamanë time, Fatime Kryemadhi akuzohej nga SPAK se pse, kishte marrë një kredi në 2010, sot gjykata ja liroi banesën e saj.
Ndërsa për mua normalisht do të vazhdojë të jetë në sekuestro dhe unë do të vazhdoj të bëjë rekurse.
Është një betejë ligjore që do durim.
Absolutisht si banesa e imja dhe mamasë, e pranoi dhe prokurori, janë të dyja të përfituara në mënyrë të ligjshme. Unë kam një avantazh se, futem më pa radhë në Gjykatën e Strasburgut se mamaja ime.
Unë e kam marrë me shkëmbim banesën’, tha ndër të tjera deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.
Prokurori e pranoi që banesat ku unë banoj janë përfituar në mënyrë të ligjshme, gjyqtarja për mamanë time që cila akuzohej se kishte marrë një kredi në 2010 ia liroi banesën e saj, ndërsa për mua vazhdon të jetë nën sekuestro, do e apeloj, unë jam bashkëpunëtore në inceneratorin e Tiranës, është hakmarrje, unë dhe mamaja, unë e kam marrë me shkëmbim apartamentin tim, një shtëpi në bllok është marrë me kredi. Vetëm lexoi vendim të shkurtuar, prokurorët ngritën arsyet e bashkëpunimit të mamasë sime me ilir metën për korrupsion , që nga video e Dritan Priftit, ka bashkëpunuar për të blerë banesën, do bëj rekurs në gjykatë të lartë. Unë kam jetuar gjithmonë me nënën time, kur kam ngelur shtatzënë me vajzën, ishim si dy të rinj që çfarë fluturon haet. Më pas m’u sëmur babai. Kemi jetuar bashkë që nga ‘98-a
