Rusia i jep azil Bashar al-Assadit dhe familjes së tij
Bashar Al Assad dhe familja e tij ndodhen në Moskë. Reuters raporton se Rusia i ka dhënë azil Assadit dhe familjes së tij.,
Duke ju referuar mediave ruse, Reuters raporton se e gjtihë familja e Assad tashmë ndodhet në Moskë.
Ndërkohë lajmi është konfirmuar edhe nga CNN. Sipas CNN duke ju referuar medias ruse TASS, Assad dhe familja e tij kanë marrë tashmë azilin.
Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë. Rusia, për arsye humanitare, u ka dhënë atyre azil”, tha burimi i Kremlinit, sipas TASS.
Kujtojmë se rebelët sirianë deklaruan se kanë rrëzuar nga pushteti presidentin Bashar al-Assad pasi morën kontrollin e Damaskut të dielën, duke e detyruar atë të ikte dhe duke i dhënë fund sundimit autokratik të familjes së tij pas më shumë se 14 vitesh luftë civile. Rebelët i dhanë gjithashtu një goditje të madhe ndikimit të Rusisë dhe Iranit në Siri në zemër të rajonit – aleatë që kishin mbështetur al-Assadin gjatë periudhave kritike të konfliktit.
Sirianët dolën në rrugë të dielën duke festuar fundin e sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad, pas një përparimi të befasishëm të rebelëve që në pak ditë arritën në kryeqytet duke ngritur tani pikëpyetje për të ardhmen e vendit dhe rajonit më të gjerë.
