ShowStil/Jetë

Stresi lirohet nga paraburgimi në Pejë

KAON

Reperi Arkimed Lushaj është liruar nga paraburgimi 48-orësh në Pejë ditën e sotme. Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Stresi shkruan se sapo ka dalë, ndërkohë që paralajmëron fansat e tij se do të performojë në një klub në Tiranë.

Stresi lirohet nga paraburgimi në Pejë një ditë pasi u vetëdorëzua në  polici – Gazeta Si

“Sapo dola shihemi…. “, shkroi reperi në postimin e tij.

Vetëm të premten, prokuroria në Pejë i shqyrtoi masën e paraburgimit prej 48-orësh, duke qenë se reperi ishte vetë-dorëzuar në stacionin policor nën përfaqësimin e avokatit të tij. Stresi ishte në kërkim prej javësh  nga autoritetet e Kosovës, pasi dyshohet të jetë përfshirë në një përleshje në një diskotekë në Pejë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?