Aktualitet

Përfshihet nga zjarri Komisariati i Policisë së Shijakut

KAON

Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga një zjarr gjatë pasdites së sotme.

U mësua se zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës, i cili siç duket edhe nga pamjet është nën pushtetin e flakëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po ndërhyjnë për të lokalizuar flakët.

Është e paqartë sesi ka nisur zjarri në brendësi të Komisariatit dhe policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?