SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Këlliçi: ja arsyet pse shqiptarët duhet të bashkohen sot në protestë

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri Tv ka qenë Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi i cili ka komentuar situatën politike në vend dhe pritshmëritë e protestës së sotme të opozitës.

Belind Këlliçi: Edhe atmosfera sot është atmosferë fushate sepse e tillë është edhe pritshmëria e njerëzve. Edhe dje ishim me të rinjtë e FRPD tek diga e Liqenit Artificial të Tiranës ku kemi ndarë këtë fletëpalosjen ku preken temat kryesore se përse do të duhet të dalin në protestë sot qytetarët shqiptarë që kanë të bëjnë me problemet sigurisë ekonomike, shëndetësinë, me arsimin, rendin, sigurinë bujqësinë, infrastrukturën  dhe zhvillimin.

Dhe padiskutim pjesa politike e kësaj proteste është qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës që duam apo nuk duam e do apo nuk e do Sali Berishën është i vetmi kryetar opozite sot në ditën 192 në arrest pa prova pa fakte pa asnjë akuzë. Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s që kemi kryetarin e opozitës në arrest shtëpie. Pra janë të gjitha këto arsye të kombinuara së bashku me shpopullimin. Ka qenë një temë e prekur gjerësisht në lagjet e Tiranës ku kemi shkuar, fakti që Tirana po boshatiset dhe me vjen keq ta them këtë, po boshatiset nga të rinjtë. Eshtë një plagë sociale shumë e madhe ….

 

© SYRI.net
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?