SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Hapen aplikimet për mbi 1200 pozicione praktike në administratën publike

Në administratën publike janë hapur aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune.

Çdo i ri nga mosha 21-26 vjeç, që zotëron minimalisht një diplomë Bachelor, mund të aplikojë deri më datën 15 gusht 2024.

Për të qenë pjesë e Thirrjes së Nëntë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aplikantët të plotësojnë edhe një formular të thjeshtë aplikimi duke bashkëngjitur CV-në dhe një letër motivimi në portalin zyrtar: https://praktika.riniafemijet.gov.al.

Rama ka ndarë në rrjetin social ‘Facebook’ një video të dy të rinjve që kanë përfunduar praktikën dhe tashmë janë të punësuar, ku tregojnë edhe eksperiencën e tyre.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?