SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Meta flet pas marrjes në pyetje për tre orë nga SPAK dhe sulmon ashpër Dumanin

Mbi 3 orë e gjysmë në SPAK, Meta del nga Prokuroria e Posaçme.

Meta sqaroi se ishte thirrur në cilësinë e kundërshtarit të narko-shtetit.

“U pyeta në cilësinë e kundërshtarit të këtij narko shtetit që e mban në këmbë Dum Dumani, që në vend që të hetojë McGonigal dhe të ndalojë Edi Ramën dhe inceneratorët dhe Portin e Durrësit, merret me laraskat dhe përrallat e tij. Tani po iki se kam tryezën, kam sipërmarrjen. Këtë do Dum Dumani. Që mos të merremi me gjë ne, këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama Dum Dumani.”, tha Meta.

‘Në vend që të ndalojnë Edi Ramën, inceneratorin, aferën e portit të Durrësit, PPP që janë rrjedhja më e madhe financiare e këtij vendi, merren me përrallat e laraskave të tij.

Tani do të ik tek sipërmarrja, kur të doni ju do të bëj konferencë shtypi.

Tani kam tryezën, këtë do Dum Dumani, këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama, Dum Dumanit.

Si kundërshtar i narkoregjimit që kërkon të mbahet me Dum Dumanin tuaj, që bën tërë ato akte kriminale kundër opozitës, për të shpëtuar Edi Rëmën.

Nuk e shpëton dot’, tha Ilir Meta për mediat pas daljes nga SPAK.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?