Vendim final/ Sali Berisha dhe demokratët marrin vulën dhe logon e PD
Gjykata e Apelit sapo vendosi ne favor te Rithemelimit dhe Sali Berishes!
Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt, duke njohur Sali Berishën si kryetar të PD-së dhe dhënien e vulës dhe logon PD-së.
Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia dhënë vulën e partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, atij që i takon, kryetarit Sali Berisha.
Me vendimin e sotëm Apeli la në fuqi vendimin e ish-gjyqtarit Agron Zhukri, që ligjëroi vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Total 0 Votes
0
0
