SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Shkullaku: Fjalimet nacionalist të Ramës janë bosh, ai është një sharlatan

Gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, për takimet e Edi Ramës nëpër Europë, analisti Armand Shkullaku deklaroi se, fjalimet e tij nacionaliste janë bosh.

Sipas Shkullakut, Edi Rama është një sharlatan.

‘Ajo që po thotë Batoni, është se tek fjalimet e Ramës nuk ka elementë nacionalizmi. Unë them që ka. Por unë them që ky është nacionalizëm bosh, se Rama nuk beson.

Është si të kërcënojë Basha se do ti vej zjarrin Ballkanit, dhe asnjë agjenci e juaj nuk e ve ujin në zjarr.

Edi Rama e luan si çdo sharlatan. Ai doli e tha se, bluzat e kombëtares i kam bërë unë, kur u kualifikua në Europian. Gënjeu, se u vërtetua që gënjeu.

Njeriu që këto i ka urryer.

Atij a nuk i ha se si ka vuajtur shqiptarët që kanë kaluar kufirin. Ai ka qenë në Korfuz, nuk ka asnjë ndjeshmëri ndaj asaj. Zero.

Mbas 34 vitesh ky njeri kujtohet për shqiptarët që kanë kaluar kufirin. Po pse nuk e tha para 20, 30 vitesh kur ishte vetë emigrantë. Nuk ka asnjë vepër, asnjë pikturë, asnjë shkrim për vuajtjen e shqiptarëve në botë.

Po them se, pse është sharlatan. Gabim bëni ju që e ndiqni, unë po them se është sharlatan’, tha gjatë debatit, analisti Armand Shkullaku.

EMISIONI I PLOTE: 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?