SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Nënkryetari i KLP-së: “Unë kam dy studio ligjore dhe nuk ma ndjen fare…”

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh dje për të vendosur në lidhje me ndërprerjen ose jo të mandatit të Alfred Ballës, kjo pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi që ta largojë atë nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.

Vendimi për përfundimin e mandatit të kreut të KLP-së u mor me 9 vota pro. Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përfundimin e mandatit të Alfred Ballës u zhvillua me debate të ashpra.

Por ajo që ra në sy, ishte komenti i zv. kryetarit të KLP, Tartar Bazaj, i cili po debatonte me anëtaren Nurihan Seitit.

“Unë kam dy studio ligjore dhe nuk ma ndjen fare…”, i thotë ai Seitit pas kërkesës së saj për përjashtimin e tij nga procesi i votimit për shkak të konfliktit të interesit, madje se, edhe atij i ka mbaruar mandati njësoj si kryetarit Balla.

Kjo është totalisht në kundërshtim me ligjin, pasi detyra e anëtarit të KLP e ndalon angazhimin në një punë tjetër publike apo aktivitet privat, përveç mësimëdhënies si akademik, sipas gazetarit Basir Çollaku.

Përmes një postimi në rrjetin Social Facebook, ai shkruan se “ILD dhe SPAK duhet të nisë regjistrim të një procedimi penal. Kjo pasi janë indicie të mjaftueshme e dyshime të arsyeshme se ka bërë punë me studiot e tij ligjore, me prokurorë të emëruar apo dhe të transferuar”

Postimi i plotë

Bazaj me dy studio ligjore dhe anëtar  KLP, e ka dëgjuar SPAK dhe ILD?!

“Unë kam dy studio ligjore…” Vetëm ky deklarim në mbledhjen e KLP, mjafton që për Bazaj të nisë inspektimin, për një hetim disiplinor nga ILD. Njëherësh dhe SPAK duhet të nisë regjistrim të një procedimi penal. Kjo pasi janë indicie të mjaftueshme e dyshime të arsyeshme se ka bërë punë me studiot e tij ligjore, me prokurorë të emëruar apo dhe të transferuar

Detyra e anëtarit të KLP e ndalon angazhimin në një punë tjetër publike apo aktivitet privat, përveç mësimëdhënis si akademik. Më herët ai kishte shkruar një letër ish-kryetarit Alfred Balla ku ndër të tjera i kërkomte të largohej nga detyra dhe theksonte se interesat e kombit prevalonin edhe mbi jetën e tij personale.

Neni 149 /ç ligji nr 76 / 2016

Përcakton se:

Qenia Prokuror i Përgjithshëm, prokuror ose anëtar i KLP, nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore ose politike, si dhe me veprimtari personale që ushtrohet nëpërmjet pagesës, me përjashtim të aktivitetit mësimdhënës akademik dhe shkencor.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?