SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Mediu në Uashington/ Takime me kongresmenë republikanë dhe demokratë

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar një vizitë në Uashington DC ku është takuar me kongresmenë demokratë dhe republikanë

Uashington DC:

Gjatë vizitës në Kongresin Amerikan pata kënaqësinë të takohem me kongresmenë demokratë dhe republikanë, Senatorin Joe Manchin, Kongresmenët Pete Sessions Texas, Tracy Mann Kansas, Ben Celine Virginia, Tim Ëalberg Michigan, Tom Souzzi Neë York, Jonathan Jackson, Robert Aderholt Alabama me të cilët biseduam për situatën në rajonin e ballkanit, ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës.

1-Kërcënimi i parë për rajonin e Ballkanit është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Mos funksionimi i ligjit dhe institucioneve demokratike, mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

2-Rikthimi tek ndarjet dhe retorikat nacionaliste, konflikteve të vjetra për qëllime pushteti. Mungesa e reformave dhe zhvillimit ekonomik të cilat kanë krijuar terren për ndërhyrje të aktorëve të tretë si Kina dhe Rusia.

3-Rrezikun nga sjellja e Serbisë e lidhur me politikën e Rusisë, problemet në Bosnjë nga kërkesa për largimin nga Federata e BiH e Republika Serbska dhe rrezikun që mbart ajo.

4-Situata në Kosovë dhe nevoja për ndërhyrje më aktive nga SHBA në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me qëllim final njohjen reciproke të dy shteteve.

5-Nevoja për një bashkëpunim të fortë të SHBA me vendet e NATO-s në Ballkan me qëllim parandalimin e çdo konflikti të mundshëm.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?