SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Apeli lë në fuqi masën e sigurisë për ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish drejtorin e IT në policinë e shtetit Ervin Muça.

Ervin Muça do të vijojë masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit ka kërkuar të hetohet pa masë me argumentin se nuk ka shkelur ligjin.

Madje ai thotë se i ka bërë backup sistemit, por jo se ka marrë të dhëna prej saj.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe gjatë zhvillimit të seancës ku dhe i kërkoi që t’i hiqej masa e “arrestit të shtëpisë” dhe të hetohet në gjendje të lirë.

Sipas prokurorisë, Muça në bashkëpunim me persona të tjerë, në 2 gusht të vitit të shkuar kanë ndërhyrë në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit duke eksportuar të dhëna të paautorizuara.

Organi i Akuzës gjatë hetimeve ka arritur në përfundimin se këto veprime janë kryer gjatë orëve të vona të natës.

Për të provuar ndërhyrjen dhe marrjen e të dhënave Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar ndihmë edhe laboratorit të SPAK-ut, ku kjo e fundit ka konfirmuar dyshimet e kolegëve të Tiranës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?