SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

PLL përkujton 40 vjetorin e revoltës së të burgosurve politikë të Qafë Barit.

PLL përkujton 40 vjetorin e revoltës së të burgosurve politikë të Qafë Barit.

Nderim dhe përulje me respekt para heroizmit të të burgosurve politik të kësaj revolte të cilët me qëndresën dhe sakrificat e tyre tronditën regjimin mizor diktatorial komunist.

Lavdi dhe i përjetshëm kujtimi i martirëve të kësaj revolte Sokol Sokoli e Tom Ndoja.

Kurrë nuk duhet të harrojmë se çfarë diktatura e egër komuniste i solli popullit dhe kombit tonë.

Sakrifica dhe çdo akt antikomunist i atyre që u përballën me këtë regjim ndër vite, duhet të na shërbejnë të gjithëve për të qenë gjithmonë bashkë jo vetëm në dënimin e krimeve të tij, por edhe për një reagim të fortë sa herë që shenja tē këtij regjimi shfaqen hapur e ngrenë krye.
PLL dënon aktet e regjimit komunist dhe mbetet obligim i ynë:
-Dënimi i krimeve të komunizmit dhe i krimeve të makinerisë që ushtroj dhunë dhe inskenime duke shkaktuar vuatje siç ishte Sigurimi i Shtetit
(duke hapur çdo dosje të tij)
-Caktimin e Datës në
Kujtimit të Viktimave të Komunizmit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?