SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Kreu i SPAK: Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, bashkëpunëtorë me krimin e organizuar

Dumani u shpreh se është ulëritëse fakti se punonjës policie bëjnë pjesë dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar.

“Është e rëndësishme të bëjmë dallimin mes shumicës absolute të punonjësve të policisë që janë të angazhuar ditë e natë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duhet ti diferencoj ata nga një pakicë e inkriminuar.

Në shumë nga hetimet tona ka luajtur policia, por në3nvizoj se në shumë nga hetimet tona  kemi evidnetur lidhje të krimit të organizuar me funksionarë të policisë së shtetit.

Korrupsioni në radhët e policisë është problematike.

Janë proceduar nga ne rreth 70 punonjës policie. Na ka rezultuar se drejtues të lartë të policisë të lidhur me krimin.

Është ulëritëse kur bën pjesë dhe bashkëpunon me krimin e organizuar. Shembujt janë publike”, tha Dumani.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?