Rajoni

Votimi në Veri, Kosova i kërkon BE-së heqjen e masave: Ne i kemi përmbushur kërkesat tuaja!

KAON

Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje të hënën Bashkimit Evropian (BE) që t’i heqë masat e “padrejta” ndëshkuese ndaj saj, duke thënë se e ka përmbushur tashmë detyrimin e kërkuar nga blloku për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Në një komunikatë për media, Qeveria tha se me përfundimin e procesit zgjedhor të 21 prillit, në të cilin u votua nëse duhet shkaktuar kryetarët shqiptarë në katër komunat veriore, Kosova e “ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi me Bashkimin Evropian”.

“Andaj, pas votimit të djeshëm, është koha që masat e padrejta ndaj Kosovës përfundimisht të largohen”, thuhet në komunikatë.

Asokohe, serbët lokalë protestuan kundër kryetarëve të rinj para ndërtesave komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, dhe për pasojë situata u përshkallëzua në dhunë.

Disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, plagosën rëndë. Të plagosur kishte edhe nga ana e protestuesve.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) tha të dielën se ka dështuar nisma për shkakrimin e kryetarëve në Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pasi vetëm 253 persona votuan prej 46.556 qytetarëve që kishin të drejtë vote.

Për të qenë i suksesshëm procesi, do të duhej të votonin 50 për qind plus 1 votues. Kjo nënkupton se kryetarët aktualë do t’i vazhdojnë mandatet e tyre.

Qeveria tha se i vjen keq për pjesëmarrjen e ulët në votimin e djeshëm dhe “falënderon ata të cilët ushtruan të drejtën e tyre demokratike dhe ligjore”.

“Jemi të vetëdijshëm ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës, sidomos trysnisë së madhe të ushtruar nga autoritetet e Beogradit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto komuna. Rezultatet e votimit të djeshëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë”, tha Qeveria.

Nisma për largim ose jo të kryetarëve u organizua pasi bashkësia ndërkombëtare kërkoi largimin e kryetarëve shqiptarë nga pozitat e tyre, duke theksuar se, ndonëse procesi i prillit të vitit të kaluar – kur ata i kanë fituar zgjedhjet – ishte i ligjshëm, megjithatë, ai nuk e pasqyroi vullnetin e qytetarëve.

Zgjedhjet e prillit të vitit 2023 ishin organizuar pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Edhe në ato zgjedhje, Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, e kishte bojkotuar procesin zgjedhor dhe u kishte bërë thirrje serbëve lokalë të veprojnë njëjtë.

Blloku evropian ka shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në votimet 21 prillit, ani pse paraprakisht ishte deklaruar pozitivisht për to./REL

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?