SPRINT NEWS ALBANIA

Rajoni

Sherr mes të miturve në Greqi, 15 vjeçari shqiptar plagos me thikë bashkëmoshatarin për një xhaketë! Arrestohen prindërit e tij

Një sherr banal mes dy 15-vjeçarve ka ndodhur në një stadium të Oropos në Greqi ku njëri prej të miturve mbeti i plagosur me thikë.

Mediat greke shkruajnë se dy adoleshentët janë përplasur me njëri tjetrin pas mësimit dhe shkak është bërë një xhaketë.

Më tej shkruhet se ka qenë 15 vjeçari shqiptar ai që ka sulmuar dhe plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij. I mituri i plagosur në krahun e majtë, është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërsa 15 vjeçari shqiptar është arrestuar së bashku me prindërit e tij të cilët akuzohen për neglizhencë në mbykëqyrjen e fëmijës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?