SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

U aksidentua në punë, humb jetën punonjësi i Bashkisë

Gjatë mesditës së sotme ka humbur jetën punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, Eduart Balliu, i cili pësoi aksident gjatë punës pak ditë më parë.

Balliu u aksidentua në lagjen “5Maji” kur rrëzua nga lartësia pasi u shkëput koshi i vinçit duke riparuar llambat e shtyllave elektrike.

Pas aksidentit ai pësoi dëme të shumta në trup, ndërkohë që menjëherë u dërgua në spital, por nuk ia doli.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?