SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Kryemadhi: “Nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un”.

“Nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un”.

Kështu ëshë shprehur Monika Kryemadhi në mbyllje të fjalimit të saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së PL-së. Ajo foli gjatë për aludimet e nepotizimit ndaj saj, teksa pretendoi se ka më shumë merita seç i janë dhënë në parti.

Ajo foli gjatë për aludimet e nepotizimit ndaj saj, teksa pretendoi se ka më shumë merita seç i janë dhënë në parti.

Më bëhet qejfi që sot po flasim për meritokraci, sepse deri dje kemi dëgjuar vetëm fjalën nepotizëm. Dua të më përcaktojnë se çfarë do të thotë përkufizimi nepotizëm, për përdorimin e saj në statutin e një partie politike. Unë kam një gjë të qartë, partia politike është bashkimi vullnetar dhe jo përjashtim.

Ky është ligji partitë politike që është miratuar dhe nëse njëri nga ju më gjeni një fjalë për nepotizmin, unë tërhiqem. Por në të kundër duhet të më argumetojnë për fjalën nepotizëm. Po të futesh në google e kupton qartë se çfarë do të thotë kjo fjalë. Nese duam të kthejnë rrisim pensionet, atëherë hajde të kthejmë të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri.

Në një parti potitike, nepotizmi nuk është fatkeqësi, pasi ne besojmë te prindi, te nëna dhe babai, te bashkëshorti.” tha Kryemadhi.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?