Kërkesa për informacion në SPAK/ Naço kundër PS: Prokuroria nuk mund të japë llogari para nesh!
Deputeti Nasip Naço ka kundërshtuar një prej kërkesave që do të miratoheshin këtë të premte në komisionin e TIMS.
Salianji: Nga dy ekspertët kemi një propozim. Tek pika 5, Duhet ta hedhim në votim dhe kërkesën ta hetim për votim. Edhe informacionet publike përbëjnë produkt për ekspertët. Por duke qenë se është kjo dakordësi mes ekspertëve të këtij komisioni, mendoj se duhet ta dërgojmë kërkesën në një.
Salianji: Çfarëdo lloj kërkese, nuk ka asnjë problematikë. Ne nuk po çojmë bomba, po çojmë kërkesa për informacion në SPAK. Nuk ka asnjë shqetësim për të kthyer përgjigjen. S’më vjen mirë që dilni kundër vullnetit të PS, politikisht po më vjne mirë, që të jeni të përçarë. Por nga ana e Komisionit do të doja të ishim në një drejtim.
