TIMS, Salianji reagon pas Gogut: Marrëzi kri’minale! E pangjarë që shumica parlamentare të bojkotojë parlamentin
Kryetari i Komisionit Hetimor të TIMS, Ervin Salianji i është përgjigjur nënkryetarit Toni Gogu pas largimit të socialistëve nga Komisioni Hetimor i TIMS një ditë më parë.
Salianji: Komisioni Hetimor nuk është çartje të marrësh! E pangjarë që një shumicë parlamentare të bojkotojë parlamentin dhe komisionin, e pa ndodhur që deputetë të zgjedhur nga qytetarët, që janë betuar mbi Kushtetutë, të behen haptazi mbrojtës të krimit dhe të paligjshmërisë!
Çdo mbrojtje e krimit është mjerane, ashtu si argumentat e socialistëve dje, që pretendonin se kishin qënë ne tualet, se nuk e kishin mendjen se ishin me temperaturë, se nuk kishin degjuar mesuesin, e shume justifikime feminore, por harronin që ai komision me vendim të ndërmjetëm e ka marrë vendimin për të dërguar kërkesat për informacion!
Kushdo ka kërkesa të tjera për informacion, të çdo lloji, ne do i votojmë pa asnjë vërejtje por të pretendosh për të bllokuar kërkesat e ekspertëve dhe kolegëve është marrëzi kriminale! Nëse ne PS apo në rrjetet personale mund të thuash çdo idiotësi, puna e komisionit hetimor i nënshtrohet vetëm ligjit!
Komisioni Hetimor nuk mund të kthejë armiqtë në patriotë, as kriminelët në model, as paligjshmërinë në normë, as idiotësinë në piedestal, as të bëjë lavde dhe adhurim për “shqiptarin” Hajredin Pasha, sepse për ne: “Ignorantia non est argumentum”.
